Një aksident i rëndë ka ndodhur në ora 18:20 në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Korroticë të komunës së Drenasit, shkruan Drenica Press.
Sipas burimeve të portalit Drenica Press bëhet e ditur se në këtë aksident është goditur një person mashkull duke kaluar rrugën.
Sipas lexuesve personi aksidentuar ka pësuar lëndime të rënda.


