back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaRegjionaleDrenasEkspertiza e telefonit përfshiu në hetime edhe avokatin Gazmend Halilaj

Ekspertiza e telefonit përfshiu në hetime edhe avokatin Gazmend Halilaj

Të ngjajshme

“Njeri katastrofë je ti, unë kam me të nxjerr jashtë”, Toney nuk kursen Bian

Toney, është rikthyer brenda shtëpisë më të madhe në...

Hoxhaj: Mafia energjetike e VV-së po i bën qytetarët të paguajnë dy herë rrymën

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës,dhe kandidat për deputet nga...

Këngëtarja rikthehet me album të ri pas më shumë se një dekade

Fansat e Leona Lewis kanë arsye të forta për...

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Speciales ka hedhur poshtë kërkesën e...
- Advertisement -

Ekspertiza e telefonit përfshiu në hetime edhe avokatin Gazmend Halilajn, në rastin e të miturës nga Drenasi, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Të martën “Koha Ditore” ka qëndruar në Drenas, në përpjekje që të zbardhë të vërtetën rreth gjithë asaj që është publikuar rreth dyshimeve për abuzim me 16-vjeçaren.

Fillimisht gazeta e ka takuar avokatin, Gazmend Halilaj, i cili e nxori fillimisht në media skandalin në Drenas.

Halilaj i ka rrëfyer gazetës ngjarjen që nga fillimi. Ka thënë se viktimën nuk e njihte dhe se e ka takuar përmes një ndërmjetësuesi. “Ngjarjen e kam kuptuar përmes dikujt tjetër”, ka thënë ai, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gazeta e ka pyetur Halilajn ta saktësojë kohën se kur është njoftuar për raportin abuzues të policit V.V me viktimën.

Provat e hetuesisë ngrenë dyshimin se “avokati hero” e riviktimizoi vajzën nga Drenasi

“Menjëherë si e kam marrë vesh, e kam paraqitur në prokurori”, ka thënë Halilaj. Rasti i dyshimit për abuzim me të miturën nga polici hetues është ngritur në Prokurori, më 5 shkurt 2019.

Gazeta e ka pyetur ta saktësojë se a e ka fjalën për denoncimin e 5 shkurtit, apo për rastin e ngritur më herët të dyshimit për abuzim seksual të vajzës nga profesori.

Halilaj e ka konfirmuar se e ka fjalën për denoncimin e fundit, për rastin e policit.

Ai është pyetur nëse ndonjëherë raporti i tij me viktimën e ka tejkaluar raportin profesional. “Asnjëherë. Në asnjë formë. Kurrë”, ka thënë ai.

Kur është lutur ta përshkruajë saktë raportin e tij me viktimën, ai ka thënë:

“Qytetarë të thjeshtë. Njerëz…”.

Kur i është ripërsëritur pyetja nëse ka tejkaluar raportet profesionale, ai është përgjigjur: “Jo. Jo….Runa Zot. Jo, jo, jooooo”.

“Këtë mundeni me deviju ju, por absolutisht nuk ka kurrgjë”, ka thënë Halilaj.

Ka mohuar se ka biseduar shpesh me viktimën në telefon. “Shumë pak. Shumë rrallë. Mund t’i numëroj me gishta”, ka thënë ai.

Por krejt tjetër gjë flasin, sipas hetuesisë, qindra “screenshots” që viktimës i janë ruajtur në telefon, e që janë gjetur pas identifikimit nga hetuesia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz