back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeMinistri Ismaili: U ka ardhur fundi çmimeve që dallojnë nga barnatorja në...

Ministri Ismaili: U ka ardhur fundi çmimeve që dallojnë nga barnatorja në barnatore

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se shumë shpejt çmimet e barnave në vend nuk do të dallojnë nga një zonë në tjetrën.

- Advertisement -

“Që nga fillimi i mandatit kam marrë shumë ankesa të qytetarëve se çmimet e barnave, të cilat ata po i blejnë, dallojnë nga barnatorja në barnatore, duke i vënë ata para detyrimit që të bëjnë shpenzime të larta”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Por, edhe kësaj padrejtësie që ka dëmtuar xhepin e qytetarëve për rreth dy dekada, po i japim fund. Përmes iniciativës për finalizimin e Udhëzimit Administrativ për rregullimin e çmimeve të barnave, qytetarët tanë, kudo që jetojnë, në fshat ose në qytet, do të mundë ta blejnë ilaçin e tyre me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën”.

“Gjithë këtë po e bëjmë që t’i mbrojmë qytetarët tanë nga shpenzimet dhe t’i ndihmojmë farmacistët që të orientohen vetëm në ofrimin e shërbimit profesional farmaceutik”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz