E gjithë Kosova është tronditur gjatë ditës së djeshme me vrasjen që ndodhi në Ferizaj që sipas burimeve tona kjo vrasje ndodhi për arsye hakmarrje.
Sipas burimeve të portalit Drenica Press i vrari Mentor Aliu 25 vjeçar është nga fshati Plluzhinë i komunës së Skenderajt.
Babai i të vrarit prej vitesh ishte shpërngulur nga fshati Plluzhinë dhe jetonte në Ferizaj, shkruan Drenica Press.
Sipas burimeve tona varrimi i Mentor Aliut do të bëhet në ora 15:00 në varrezat e fshatit Plluzhinë të Skenderajt.
Rasti i vrasjes ndodhi pas një hakmarrje të vjetër mes familjes së Mentor Aliut dhe të dyshuarit Sh. R. Bazuar gjithnjë në këto dyshime, vite më parë një familjar i viktimës e ka vrarë një familjar të të dyshuarit.
Dyshohet se 17 vjeçari, Sh.R., shkrepi mbi tre plumba në drejtim të Mentor Aliut, rreth 25 vjeç, i cili, sipas ekipit mjekësor, ndërroi jetë në vendin e ngjarjes./DRENICA PRESS/

