BallinaLajmePensionistët falënderojnë Kadri Veselin për rritjen e pensioneve

Pensionistët falënderojnë Kadri Veselin për rritjen e pensioneve

Të ngjajshme

Dy super derbi sot në basketboll

Superliga e Kosovës në basketboll është bërë më interesante...

Policia jep detaje për rastin tragjik të gruas që ra nga Ura e Moglicës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin tragjik...

Prezantoi dokumentet e falsifikuara në aeroport, tentoi të udhëtoj nga Prishtina në Berlin

Një person ka tentuar të udhëtojë në destinacionin Prishtinë-...

Tri super përballje sot në Superligë, vëmendja në Gjilan

Sot në Superligën e Kosovës zhvillohen edhe tri ndeshje...

Gjashtë vjet nga viktima e parë e COVID-19 në Kosovë

Sot mbushen gjashtë vjet që kur në Kosovë u...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të cilët e falënderuan për vendimin për rritjen e pensioneve, ashtu siç u kishte premtuar.

Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, tha se pensionistët janë të lumtur me vendimin e Qeverisë për rritjen e pensioneve, të cilat siç tha ai, tani do ta kenë një pension më të dinjitetshëm.

“Ju falënderojmë që gjithmonë na keni qëndruar afër neve qytetarëve të moshës së tretë dhe po ashtu një falënderim që e mbajtët premtimin që na kishit dhënë për rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë e pensionistëve pa dallim”, tha Kajtazi në takim me Kryeparlametarin Veseli.

Kreu i Kuvendit tha se institucionet e Kosovës e kanë për obligim të kujdesen për të moshuarit, pasi sipas tij, falë punës dhe sakrificave të tyre, Kosova sot po konsolidohet dhe forcohet si shtet i pavarur dhe sovran.

Kryeparlamentari Veseli tha se përveç rritjes së pensioneve, do të gjejnë mënyrat më të mira që në të ardhmen e afërt, të krijohen lehtësira në institucionet shëndetësore për pensionistët, duke përfshirë trajtimin e tyre por edhe barnat.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz