back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmePos kishës, hajnat në Llapushnik plaçkitën edhe disa shtëpi

Pos kishës, hajnat në Llapushnik plaçkitën edhe disa shtëpi

Të ngjajshme

Starmer dhe Trump bisedë telefonike për luftën në Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me...

​Rutte: Putin, pengesa kryesore për paqen në Ukrainë

Shefi i NATO-s Mark Rutte, akuzoi sot presidentin rus...

Nuk e fitoi çmimin e “Golashënuesit të Vitit” reagon ashpër Mevlan Zeka

Futbollisti i Ballkanit, Valentin Serbe u shpall “Golashënuesi i...

Futbollisti i vitit në futbollin kosovar shpallet Arb Manaj i Dritës

Futbollisti i kampiones së Kosovës, Dritës, Arb Manaj e...

Arjan Konomi rikthehet në ekran, sqaron deklaratën e bujshme

Transmetimi i Big Brother Fan Club nisi sot nën...
- Advertisement -

Vjedhje të njëpasnjëshme kanë ndodhur në fshatin Llapushnik gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kaluar, përfshi dhe kishën katolike, “Shën Abrahami”, e cila është thyer dhe plaçkitur.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore për të bërë hetimet e rastit në kishën e Llapushnikut.

 

 

Ata kanë thënë se dëmet nuk shihen të jenë të mëdha, dhe se plaçkitja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit së shtunës.

Përveç grabitjes së kishës, gjatë ditës së djeshme, tre shtëpi të këtij fshati janë plaçkitur, ku kryesisht janë vjedhur kafshë.

Ata jashtë kamerës kanë thënë se vjedhje ka pasur dhe më herët, mirëpo tash janë vjedhur vetëm disa lopë.

“Mua më janë vjedhë një lopë, bashkë me dy viça”, tha njëri ndër banorët, ndërsa disa shtëpi më tutje, po ashtu i janë vjedhur dy lopë”, tha një banor.

Ndërsa, pak momente më parë, njëri prej banorëve të lagjes Sopi, Ismet Sopi ka shkruar në facebook duke e quajtur këtë akt si vandal dhe barbar. “Është thyer dhe plaçkitur Kisha Shën Abrahami në Llapushnik. Këto janë fotot e para nga vendi i ngjarjes, kurse të tjerat do të paraqiten pas ekzaminimit policor. Në lagje janë plaçkitur edhe disa shtëpi. Hetimi detaj policor do ndriçojë nëse është thjeshtë një plaçkitje ordinere apo fshihet diçka më tepër rreth kësaj ngjarjeje të shëmtuar”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz