BallinaLajmeHaradinaj takon kongresistin amerikan, Eliot Engel

Haradinaj takon kongresistin amerikan, Eliot Engel

Të ngjajshme

​Montella me plan të veçantë për Arda Gülerin para finales me Kosovën

Trajneri i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, ka përgatitur...

Amerikani që iu bashkua ushtrisë izraelite vdes në Liban

Një i ri që u transferua në Izrael nga...

Je e lodhur, por s’të zë gjumi? Fajin mund ta ketë ky zakon

Ankthi i gjumit është një fenomen gjithnjë e më i...

“No Kings” – Protesta kundër Trumpit në Amerikë

Për shumë njerëz, ishte kulmi: legjenda e rokut Bruce...

SHBA paralajmëron: Universitetet amerikane në Irak mund të jenë objektiv i Iranit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Irak ka paralajmëruar...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën e dytë në kuadër të takimeve të shumta, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë, e cila punimet e saj po i zhvillon në Munich të Gjermanisë, sot ka zhvilluar një takim me mikun e madh të shqiptarëve, kongresistin amerikan, njëherësh kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan, Eliot Engel.

Me këtë rast, Haradinaj ka falënderuar kongresistin Engel për përkushtimin e tij të pakursyer në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës, duke thënë se miqësia dhe partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të thellohet ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë.

 

 

Haradinaj e ka njoftuar kongresistin Engel për të arriturat e shtetit të Kosovës, për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, për prioritetet e Qeverisë, në të njëjtën kohë ka kërkuar përkrahjen e mëtejme të ShBA-së për forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Në këtë përvjetor të 11-të të pavarësisë së Kosovës, shpreh falënderimet e mia, të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për kontributin tuaj të palodhshëm dhe të ShBA-së për lirinë, pavarësinë dhe tani në shtetndërtim. U jemi mirënjohës për ndihmën e pakursyer në të gjitha periudhat. Faleminderit mik i shqiptarëve!”, tha Haradinaj.

Në anën tjetër, kongresisti amerikan, njëherësh kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan, Eliot Engel, duke e uruar kryeministrin Haradinaj për 11-vjetorin e pavarësisë, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë mbështetjen e Kosovës në rrugën drejt zhvillimit ekonomik, demokratik dhe konsolidimit të shtetndërtimit.

Në takim të pranishëm ishin edhe Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz