back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeNdalohet polici që shantazhonte të dëmtuarën me foto e video intime

Ndalohet polici që shantazhonte të dëmtuarën me foto e video intime

Të ngjajshme

Kushtetueses i kërkohet të mos lejojë “veto” për Listën Serbe

“Veto” për Listën Serbe e ka cilësuar presidentja Vjosa...

Argjentina pëson humbje pa Lionel Messin

Kombëtarja e Argjentinës e ka mbyllur ciklin kualifikues në...

Peci: Osmani iu bashkua Albin Kurtit në politikën e ‘bixhozit’

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, në “Click” të RTV21,...

Gashi për ngërçin politik: Nëse nuk zgjidhet shpejt, rrezikojmë kolaps si Greqia

Ish- ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, ka...

S’ka shumë pritje në pikat kufitare, përveç Dheut të Bardhë dhe Merdarit

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat...

Ekziston dyshimi i bazuar se, që nga muaji qershor 2016, deri më 14 maj 2018, në Gjilan, i dyshuari I.SH. – zyrtar policor në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, përmes telefonit dhe fizikisht, në vazhdimësi ka shantazhuar të dëmtuarën A.S., duke kërkuar nga ajo që t’i siguronte para, ose në të kundërtën ai do t’ia dërgonte familjarëve të saj, fotografitë dhe video incizimet intime, të cilat i kishin bërë së bashku, me të cilat do të dëmtohej nderi dhe autoriteti i saj.

Me këto veprime, i njëjti përmes shantazhit, e ka detyruar të dëmtuarën që të veprojë në dëm të pasurisë së saj.

Gjithashtu, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje, e ka goditur me grushte në kokë dhe pjesë të trupit, duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat e dëmtuara ka kërkuar tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan.

Prokuroria Themelore në Gjilan, sot rreth orës 13:40 minuta, ka ndaluar të dyshuarin I.SH., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se kishte shantazhuar të dëmtuarën A.S.

Ndaj të dyshuarit, prokurori i shtetit, do të marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe brenda afatit ligjor, do të paraqes kërkesën për caktimin e paraburgimit, për shkak të dyshimit të veprave penale, ‘’Shantazhi’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar informacione anonime lidhur me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor – punonjës në stacionin policor në Gjilan.

Me të pranuar informacionin, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Pas veprimeve hetimore, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Shantazh” dhe “lëndim i lehtë trupor (eparaparë në nenin 188 të Kodit Penal të Kosovës) i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. B.T

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz