back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeSveçla: Nëse jemi të koordinuar e të vendosur e tejkalojmë presionin amerikan...

Sveçla: Nëse jemi të koordinuar e të vendosur e tejkalojmë presionin amerikan për taksën

Të ngjajshme

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë se nëse faktori politik në Kosovë do të jetë i koordinuar dhe të vendosur, do të tejkalojnë edhe presionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë.

I ftuar në Frontal të T7, Sveçla ka thënë se nuk beson se bëhet fjalë për prishje të raporteve Kosovë-SHBA.

“Nuk besoj që puna ka ardhur deri të prishja e raporteve. Nëse ne jemi të vendosur dhe të koordinuar, kjo situatë edhe tejkalohet. Është me rëndësi që t’ua shpjegojmë aleteve tonë aspiratat, dhe që t’iu tregojmë që nuk lëshojmë pe nga këto kërkesa”, ka thënë ai, raporton Gazeta Express.

Ai ka kritikuar edhe politikën e jashtme të Kosovës, duke thënë se disa ambasadorë po ndjekin politikat e Thaçit për korrigjim të kufijve, e disa të tjerë po e ndjekin politikën e Ramush Haradinajt.

Sipas tij një gjë e tillë po tregon jo seriozitet të Kosovës karshi aleatëve.

“Jemi në një situatë jashtëzakonisht të keqe sa i përket politikës së jashtme.

Disa ambasador janë të subordinuar nga Hashim Thaci, të cilët e pranojnë marrëveshjen për të humbur territor. Ndërsa ka disa ambasador të cilët ndjekin politikat e Qeverisë, dhe kërkojnë të bindin ndërkombëtarët që taksa duhet të qëndrojë. Kur flet me dy zëra, tregon jo seriozitet”, ka shtuar ai.

Sveçla gjithashtu ka kritikuar edhe Haradinajn, pasi sipas tij kryeministri ka harruar demarkacionin me Malin e Zi dhe përmirësimin e asaj marrëveshje.

“Deri sot nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë dhe nuk ka bërë asnjë hap rreth marrëveshje për kufirin me Malin e Zi”, thotë Sveçla./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz