back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeIa vodhën bagëtitë përmes të cilave siguronte mbijetesën

Ia vodhën bagëtitë përmes të cilave siguronte mbijetesën

Të ngjajshme

MASHT del me njoftim për prindërit nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton...

PriFest nis me emocion, Gresa Pallaska kujton Vjosa Berishën

Aktorja e njohur Gresa Pallaska ka ndarë një postim...

 

Fitim Rakovica bashkë me pesë familjarët mbijetonte me asistencë sociale

Kjo derë shfrytëzohej si mundësi e dytë për të hyrë në ahurin ku qëndronin dy lopë.

E këtë opsion sekondar e përdori dikush për t’i vjedhur bagëtitë, Fitim Rakovices nga fshati Dumosh i Podujevës.

Tash nuk ka mbetur shumë shpresë për Fitimin, baba të katër fëmijëve i cili mbante familjen me paratë që fitonte nga shitja e qumështit.

Mirëpo këtë mbështetje financiare familja 6 anëtarëshe nuk do ta ketë më, pasi që natën e 13 shkurtit, dikush ua vodhi të dy lopët.

E diçka të tillë e vërejtën në mëngjesin e ditës tjetër.

Rakovica tani shpresë të vetme thotë se ka njerëzit bamirës, e beson se Policia do t’i ndihmojë të kthejë lopët.

Mirëpo për këtë rast, nga Policia e Kosovës nuk ka akoma diçka konkrete. Bekim Bislimi nga stacioni policor i Podujevës, për T7 dha detaje për rastin.

Fitim Rakovica mbijeton me asistencën sociale e cila i ndahet nga Komuna e që është 75 euro.

E zyrtarë të këtij institucioni thonë se nuk kanë të ndarë buxhet për fatkeqësi natyrore, ose vjedhje që iu ndodhin banorëve.

Megjithatë nga Komuna shprehen se në momentin që një rast i tillë lajmërohet aty, mund t’i ofrohet një ndihmë simbolike, për shkak të gjendjes financiare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz