BallinaLajmePasi Thaçi fshiu postimin me të, Blerina Kllokoqi reagon me një thënie...

Pasi Thaçi fshiu postimin me të, Blerina Kllokoqi reagon me një thënie të Rugovës

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Nuk kanë kaluar as dy orë prej kur Presidenti Hashim Thaçi dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave, dizenjatoren Blerina Kllokoqi-Rugova dhe si duket presidenti i bie pishman për medaljen e dhënë.

Thaçi ka fshirë fotografinë e postuar më herët në Facebook ku shihej duke dekoruar stilisten e njohur.

Pasi që, presidenti fshiu fotografinë, dizenjatorja Kllokoqi-Rugovca, ka publikuar një status, ku falënderon presidentin për dekoratën, shkruan Insajderi.

Shkrimi i plotë i Kllokoqi-Rugovës: 

Në jetë duhet pasur durim, të mirat vijnë pastaj” – thënie e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Dhjetë vite punë, sakrificë familjare e mund, shpërblehen vetëm kur të tjerët vlerësojnë punën tënde, pasionin tënd”, ka shkruar fillimisht dizenjatorja duke vazhduar të thotë se ndihet e nderuar për këtë dekoratë.

“Falënderojë Presidentin e Republikës së Kosovës për këtë dekoratë! Ndihem e nderuar dhe me shumë përgjegjësi që të punoj edhe më shumë, që vendim tim t’a përfaqësoj në mënyrën më të denjë me kreacionet e mija në vende të ndryshme të botës në fushën e artit, respektivisht modës.

Këtë medalje e ndaj me secilën vajzë, nanë e grua që nuk dorëzohet asnjëherë para gjitha sfidave që i servon jeta.

Unë, bija jote Kosovë!”, ka përfunduar dizenjatorja Blerina Kllokoqi-Rugova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz