BallinaLajmePresidenti i bie pishman për medaljen

Presidenti i bie pishman për medaljen

Të ngjajshme

Goli i Bogas i mjafton Juventusit, e mposht Udinesen

Juventusi ka arritur fitoren e radhës në Serie A. Ata...

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Nuk kanë kaluar as dy orë prej kur Presidenti Hashim Thaçi dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave, dizenjatoren Blerina Kllokoqi-Rugova dhe si duket presidenti i bie pishman për medaljen e dhënë.

Thaçi ka fshirë fotografinë e postuar më herët në Facebook ku shihej duke dekoruar stilisten e njohur.

Ndër të tjera Presidenti Thaçi kishte shkruar se Blerina Kllokoqi-Rugova është shembull se Kosova ofron hapësirë për zhvillimin e talentit në fushën e artit.

“Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova Blerina Kllokoqi-Rugovën për kontributin e dhënë në fushën e artit. Gërshetimi i së bukurës me kërkesat kulturore dhe sociale në veshjet që dizajnon kreatorja e modës Blerina Kllokoqi-Rugova reflektojnë më së miri në sukseset që ajo ka arritur brenda dhe jashtë vendit. Kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër shembujt më të mirë për hapësirën që ofron Kosova për zhvillimin e talentit në këtë fushë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz