BallinaLajmeTrump i shkruan letër Vucicit: I kërkon drejtpërdrejtë që Serbia ta njohë...

Trump i shkruan letër Vucicit: I kërkon drejtpërdrejtë që Serbia ta njohë Kosovën

Të ngjajshme

Revolucion në futbollin anglez: FA prezanton kuota përfaqësimi gjinor dhe etnik

Shoqata e Futbollit të Anglisë po lançon një strategji...

Komuna cakton lokacion për mbeturinat inerte, Rama: Hedhja në rrugë është e ndaluar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se hedhja...

“Sharr Travel” hap sezonin turistik dhe prezanton ofertat për pushuesit në Shëngjin

Agjencia turistike “Sharr Travel” ka hapur zyrtarisht sezonin turistik...

Llapi shënon “golin e artë” në fund, e mposht Dukagjinin

Llapi ka arritur fitoren e dytë radhazi në Superligë. Ata...

Këndellet Llapi, triumfon edhe ndaj Dukagjinit në Klinë

Llapi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic me rastin e Ditës së Shtetësisë së Republikës ka marrë urime nga shumë lider edhe burrështetas nga e gjithë bota, ka njoftuar zyra e informacionit për media, shkruan “Telegraf”. Së fundi, ai ka pranuar një urim nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili edhe i kërkon njohjen e Kosovës, përcjell Gazeta Metro.

Por, në letrën e presidentit Trump dërguar presidentit serb, Aleksandar Vucic, ai përveç urimit, presidenti amerikan ka përmendur edhe marrëveshjen Kosovë – Serbi, ku si element qendror të marrëveshjes, ai e sheh njohjen e ndërsjelltë.

“Derisa varet nga palët që të arrijnë marrëveshje të cilën do ta mbështesin të dyja palët, mendojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i normalizimit të qëndrueshëm të marrëdhënieve. Një marrëveshje e tillë historike, me njohjen e ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën e integrimit evropian të Serbisë dhe rritjen ekonomike”, thuhet në urimit e presidentit Trump.

Letra e plotë:

I nderuar zotëri president,

Në emrin e popullit amerikan, kam kënaqësinë që të ju dërgoj urimet e sinqerta me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë.

Këtë vit në festimin e 100 vjetorit të valimit të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë, duhet të nisemi nga ajo që të sigurojmë që shekulli i ardhshëm i partneritetit tonë të jetë i përkushtuar për paqe, prosperitet dhe liri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të palëkundura në mbështetje e përkushtimit tuaj në thellimin e bashkëpunimit regjional, posaçërisht në angazhimin tuaj në raport me Kosovën.

Përderisa ju mbetet palëve të arrijnë marrëveshje që mund të dy palët ta mbajnë, mendojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i normalizimit të raporteve.

Një marrëveshje historike me njohje në tërësinë e saj, do ndërtonte rrugën e qëllimit të integrimeve euro atlantike dhe rritjen ekonomike të Serbisë thuhet ne urimin e Trumpit./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz