Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave dizajneren Blerina Kllokoqi-Rugova.
Thaçi tha se e ka dekoruar Kllokoqi-Rugovën për kontributin e dhënë në fushën e artit.
“Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova Blerina Kllokoqi-Rugovën për kontributin e dhënë në fushën e artit”.
“Gërshetimi i së bukurës me kërkesat kulturore dhe sociale në veshjet që dizajnon kreatorja e modës Blerina Kllokoqi-Rugova reflektojnë më së miri në sukseset që ajo ka arritur brenda dhe jashtë vendit. Kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër shembujt më të mirë për hapësirën që ofron Kosova për zhvillimin e talentit në këtë fushë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.