back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeHumbje milionëshe nga greva e kontrollorëve ajrorë

Humbje milionëshe nga greva e kontrollorëve ajrorë

Të ngjajshme

Dardan Krivaqa në Supreme: Kërkoj falje, isha nën ndikim të narkotikëve

Në Gjykatën Supreme sot po zhvillohet një seancë gjyqësorë,...

Beleg e Kodrali, “Doku” me numër 5 është aty

Arbër Tolaj po vazhdon fushatën intensifikuese kudo në Dukagjin...

17-shi i LDK-së përshëndet qytetarët: Mirëmëngjesi Prishtinë

Kandidati i LDK-së për deputet, Armend Zemaj po e...

Si e sinjalizoi me prekje hunde nisjen e “aksionit” Naim Murseli, Granit Plavën

Prokuroria po vazhdon të prezantojë provat për rastin e...
- Advertisement -

Anulimi i fluturimeve për këto ditë shkaku i grevës së kontrollorëve të trafikut ajror, të cilët po kërkojnë të mos përfshihen në Ligjin e ri për Paga, vlerësohet se do të ketë kosto milionëshe për pasagjerët që i kanë paguar biletat dhe për aviokompanitë për shkak të anulimit të fluturimeve

Kompania ajrore “Turkish Airlines” ka anuluar të enjten paradite fluturimet për dhe nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror në Kosovë.

Greva e kontrollorëve, e cila ka nisur të mërkurën që lamë pas, të enjten (dje) ka zgjatur prej orës 08:00-12:00, përderisa të premten (sot) do të zgjasë 6 orë, përkatësisht nga ora 8:00-14:00, me ç’rast disa kompani ajrore kanë paralajmëruar anulim të fluturimeve.

Anulim të fluturimeve për sot ka paralajmëruar aviokompania “Turkish Airlines”, “Wizz Air”, “Adria Airways”, “Austrian Arlines”, “Easy Jet” etj.

Edhe më keq, një ditë para Ditës së Pavarësisë së Kosovës, të shtunën, kur shumë bashkatdhetarë kanë rezervuar biletat për të marrë pjesë në përvjetorin e 11-të të Pavarësisë së Kosovës, nuk do të mundë të arrijnë në vendlindje, pasi që greva e kontrollorëve ajrorë do të zgjasë prej orës 8:00 të mëngjesit deri në 8:00 të mbrëmjes.

Anulimi i fluturimeve për këto ditë për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror, të cilët po kërkojnë që të mos përfshihen në Ligjin e ri për Paga, vlerësohet se do të ketë kosto milionëshe për pasagjerët që i kanë paguar biletat dhe për aviokompanitë për shkak të anulimit të fluturimeve./zeri

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz