back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeGrevë në Aeroportin e Prishtinës, ja fluturimet që anullohen sot

Grevë në Aeroportin e Prishtinës, ja fluturimet që anullohen sot

Të ngjajshme

Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rreth 1500 euro

Një person në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se...

Ramush Haradinaj dhe Aleanca krah rinisë

Ramush Haradinaj nga radhët e AAK-së me numër garues...

Dy persona grabisin një shumë të konsiderueshme parash në Pejë

Të dielën rreth orës 21:30, Policia ka pranuar një...
- Advertisement -

Kontrollorët e Trafikut Ajror në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” do të vazhdojnë grevën edhe sot. Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka njoftuar në Facebook se cilat fluturime do të anullohen më 15 shkurt:

Mesazhi Hysenit:

Si rrjedhojë e rrethanave të krijuara për shkak të grevës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Agjencisë së Shërbimeve të Navigimit Ajror të Republikës së Kosovës ne si kompani që operojmë me Aeroportin e Prishtinës dëshirojmë të ju njoftojmë me të dhënat për trafikun e planifikuar për sot 15 Shkurt 2019:

Gjithsejt të planifikuara kemi pasur 19 arritje e 19 shkuarje, por për shkak të grevës janë anuluar 8 arritje dhe 8 shkuarje;

Aktualisht mbeten 11 arritje dhe 11 shkuarje në plan të realizohen. Kuptohet se disa nga fluturimet janë riprogramuar duke evituar kornizën kohore të grevës së paralajmëruar për sot.

Kompania Limak Kosova Int’l Airport shpreson që kjo gjendje të evitohet sa më shpejt dhe të gjitha operimet të realizohen sipas planeve sezonale të fluturimeve dhe shfrytëzuesit e aeroportit të mos kenë nevojë për anulime e riprogramime të tilla të fluturimeve, rrjedhimisht udhëtarët të udhëtojnë sipas planifikimeve të tyre.

ImageImage

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz