back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmePërplasja e policisë me PD, opozitës i jep leje për protestë vetëm...

Përplasja e policisë me PD, opozitës i jep leje për protestë vetëm përballë kryeministrisë

Të ngjajshme

Shahin Dervishaj nr.77- Skenderaj është zemra e PDK së (FOTO)

Në një mbrëmje të mbushur me emocione, krenari dhe...

Kupa e Afrikës/ Kameruni merr tre pikë ndaj Gabonit

Kameruni ka fituar përballjen ndaj Gabonit, në ndeshjen e...

Përkrahje Masive për Dr. Bashkim Gllarevën, Mjekun e Presidentit Thaçi (FOTO)

Një frymë e fuqishme mbështetjeje dhe besimi po mbizotëron...
- Advertisement -

Policia e Shtetit ka njoftuar Partinë Demokratike se nuk do të lejojë që protesta të zhvillohet edhe te lulishtja te “Piramida” dhe rruga “Ismail Qemali”, në dy rrugicat që rrethojnë godinën e Kryeministrisë.

Në një letër drejtuar selisë blu, demokratëve u kërkohet që protesta të zhvillohet përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin përpara Kryeministrisë, pasi në dy anët e godinës qëndrojnë forcat e policisë për të garantuar sigurinë.

- Advertisement -

Por, Partia Demokratike ka reaguar menjëherë, duke deklaruar se policia nuk ka asnjë autoritet ligjor për të vendosur vendin e zhvillimit të protestës.

PD, me anë të një deklarate të saj shprehet se “nuk pret leje nga Policia e Shtetit për zhvillimin e tubimit, sepse ajo është një e drejtë kushtetuese e opozitës dhe qytetarëve”.

Qëndrimi i PD-së, thuhet në deklaratë, i është bërë i njohur zyrtarisht Policisë së Shtetit, duke i kujtuar se ka përgjegjësi ligjore për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, në vendet e njoftuara prej saj.

“Partia Demokratike i kujtojn policisë ligjin, i cili parashikon të njoftojë dhe jo kërkesën për leje”.

Sipas PD-së, Policia e Shtetit po vepron nën urdhrat politikë të Edi Ramës, që i frikësohet bashkimit popullor. Por, PD-ja garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat për sigurinë e protestuesve dhe ushtrimin prej tyre në mënyrë të ligjshme dhe pa asnjë pengesë./tch

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz