back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeKonfirmohet identiteti i 14 viktimave të aksidentit tragjik - janë të moshës...

Konfirmohet identiteti i 14 viktimave të aksidentit tragjik – janë të moshës 19 deri 65-vjeç dhe të gjithë nga Gostivari

Të ngjajshme

Krasniqi: PDK e bashkuar dhe e vendosur në prag të zgjedhjeve të së dielës

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka...

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit

Një person ka pësuar lëndime serioze si pasojë e...

Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbjen në krenari, s’e lëkund kjo gjykatë raciste!

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj...
- Advertisement -

Konfirmohet identiteti i 14 viktimave në aksidentin rrugor, që ndodhi mbrëmë rreth orës 17 në autostradën Shkup-Tetovë, afër fshatit Llaskarc të Shkupit, kur autobusi i “Durmo turs” me targa të Gostivarit i drejtuar nga M.T. (49) nga Gostivari ka dalë nga rruga.

Gazeta e Shkupit “Koha” i ka publikuar emrat e të 14 viktimave të aksidentit tragjik dhe këta janë:

- Advertisement -
  • Rametulla Abdurraimi, djalë i vetëm i familjes Abdurraimi
  • Valdete Hamiti, (1989), nga Debreshti i Gostivarit, nënë e dy fëmijëve të mitur
  • Jovica Tërpevski, djali i deputetit Bllagojçe Tërpevski nga Gostivari
  • Besim Kamberi nga fshati Senakos i Gostivarit
  • Onur Sadiku, 19-vjeçar nga Gostivari
  • Esat Emruli nga Gostivari
  • Ajdin Ismaili, 19 vjeç nga Gostivari
  • Besim Fetai nga Vrapçishta
  • Bejza Uzeiri nga Banjica e Poshtme
  • Zoran Davidovski (1981), punonjës në Qytetin e Shkupit
  • Tërpana Janevska, pensioniste nga Gostivari
  • Boban Avramovski, student i FON-it
  • Dejan Ristevski, i punësuar në Bankën Popullore të Maqedonisë
  • Pavle Kostoski, nga Gostivari, i sapo diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup.

Njoftimin për identifikimin e viktimave e ka bërë edhe Ministria e Punëve të Brendshme, e cila, konform rregullativës, i ka publikuar inicialet, moshën dhe vendin nga vijnë:

Ky është njoftimi i MPB-së për viktimat:

J.T. (25) nga Gostivari, O.C. (19) nga Gostivari, B.A. (21) nga fshati Zubovc, Vrapçishtë, Z.D. (38), A.I. (25) nga Gostivari, B.F. (38) të fshatit Senokos, Vrapçishtë, B.U. (20) të fshatit Banjicë e Poshtme, V.H. (29) të fshatit Debreshtë, Gostivar, AR (33) nga fshati Debreshtë, Gostivar, D.R. (38) nga Gostivari, P.K. (23) nga Gostivari, A.A. (55) nga fshati Zheleznarekë , Gostivar, E.E. (65) nga Gostivari dhe T. J. (62) nga Gostivari.

Në këtë aksident u lënduan 37 persona, prej të cilëve 27 kurohen në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, gjashtë janë në Qendrën Klinike, ndërsa dy pacientë janë në Spitalin e Tetovës./Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz