BallinaLajmeMinistri Reçica jep një lajm të mirë për ata që kërkojnë punë

Ministri Reçica jep një lajm të mirë për ata që kërkojnë punë

Të ngjajshme

Leverkusen befason Dortmundin dhe afrohet me top-katërshes

Bayer Leverkusen mori një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj...

Haradinaj për Agim Ramadanin: I dha vulë betejës së Koshares

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur...

Barcelona synon dominimin në derbi, Espanyoli është në krizë të thellë

FC Barcelona rrezikon të humbasë dy derbi katalanas në...

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka dhënë një lajm të mirë për punëkërkuesit.

Ministria që ai drejton së bashku me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe UNDP-në sot kanë shpallur Programin e Subvencionimit në Pagë dhe Trajnim në Punë për vitin 2019, për mbi 500 punëkërkuesit të regjistruar në Zyrat e Punësimit në të gjitha komunat e Kosovës.

“Nëpërmjet programit të Subvencionimit në Pagë dhe Trajnimit në Punë  do të mbështeten mbi 500 punëkërkues të papunë, me fokus personat e riatdhesuar. Krijimi i mundësive për punësim për punëkërkuesit në Kosovë duke subvencionuar punëdhënësit të cilët janë të gatshëm ti punësojnë ata në periudha afatgjata si dhe ofrimi i mundësisë së trajnimit për punëkërkuesit e papunëusar që kanë nivel të ulët arsimor dhe nuk kanë përvojë të mëparshme të punës janë objektivat e këtyre dy skemave”, ka thënë ministri Reçica.

Afati i aplikimit është i hapur nga data 14 deri 28 shkurt 2019 meqë rast ministri ka ftuar punëkërkuesit që të vizitojnë Zyrat e Punësimit për më shumë informacione rreth procedurave të aplikimit, apo të vizitojnë faqet:  http://www.mpms.rks-gov.net dhe  http://aprk.rks-gov.net, ku edhe mund të shkarkohen formularët e aplikimit, të cilët duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Punësimit në komunën tuaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz