Një avokate e re nga Kosova ka vendosur të ofrojë ndihmë ligjore për vajzat dhe gratë që në çfarëdo forme janë prekur nga dhuna.
Avokatja Rita Matoshi ka thënë se e ka marrë këtë veprim duke e parë praninë e dhunës te gratë.
“Si avokate e re në profesion si dhe duke parë se sa e pranishme është dhuna tek vajzat dhe gratë, ofroj mbrojte ligjore falas deri në instancën e fundit në procedurë gjyqësore për katër rastet e para që do të më lajmrohen.
Andaj nëse ke pësuar dhunë qoftë psiqike, emocionale apo fizike, mos ngurro të më kontaktosh”, ka shkruar Matoshi në faqen e saj në facebook.
