BallinaLajmeDel video e plagosjes në Prishtinë, shikojeni si qëllohet viktima me revole

Del video e plagosjes në Prishtinë, shikojeni si qëllohet viktima me revole

Të ngjajshme

SHBA-ja dhe Irani u japin fund diskutimeve, s’ka marrëveshje

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance ka thënë se negociatorët...

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër rritje pagash...

‘Krishti u ngjall’, dronët ndriçojnë qiellin e Dhërmiut për Pashkët ortodokse

Në kishën e Shën Harallambit në Dhërmi është mbajtur...

Begaj uron besimtarët ortodoksë për Pashkët: Më shumë dritë në jetën tuaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar sot të...

Një plagosje me armë zjarri kishte ndodhur pasditen e së martës në rrugën “Ali Kelmendi” në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

Indeksonline ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë të vendosura afër vendit të ngjarjes.

Aty shihen disa persona teksa përleshen mesveti dhe njëri prej tyre nxjerr revolen dhe qëllon viktimën.

 

 

Në Policinë e Kosovës kanë thënë se rasti i plagosjes ka ndodhur të martën në orën 15 e 34.

“Viktima mashkull Kosovar/Shqiptar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje me disa persona të panjohur njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri-revole me ç’rast e ka plagosur atë në pjesën e këmbës, dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur”, kanë deklaruar në Policinë e Kosovës.

I plagosuri nga njësiti i emergjencës është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe po punohet në identifikimin e personave të dyshuar. Me vendimin e prokurorit është iniciuar rasti dhe i njëjti mbetet nën hetime./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz