Ish Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë Shefqet Krasniqi ka sqaruar rastin e vitit 2009, kur u raportua se atij i ishte zënë një armë në makniën me të cilin atë e kishte ndaluar Policia.
Krasniqi në “Debat Plus” ka thënë se atij asnjëherë nuk i është gjetur asnjë armë, shkruan GazetaBlic
Ka thënë se në veturë nuk kishte armë por një person që ishte me ta në veturë ishte i dyshuar për armëmabjtje.
“Shefqetit nuk i është nxanë armë në makinë. Por, unë kam qenë duke ardhë me makinë prej një miku tem. Në Koliq. Rrugës duke ardhë një bashkudhëtar i joni, ka kërkuar me dalë në banjo. E kemi ndalë makinën. Ai zotnia ka shkuar. Atje poshtë dikund, kishin qenë policia jonë. Ata të mësuar me këso senesh. I kam ni une duke lëvizur dritat. Policia erdhi tek ne. Ndërkohë erdhi edhe ai zotnia nga banjo. Na i kërkuan leternjoftimet. Të nesërmen apo të pasnesërmen, më kanë kërkuar me dhanë një raport. Brenda intervistës, na kërkuan me na dhanë gisht. Në raportin e Policisë kanë thënë se gishtërinjtë e njërit nga personat që ishin me neve, janë zënë në disa armë. Armë më veturë nuk ka nxanë” ka thënë Krasniqi.