Një autobus ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pasditen e sotme në autostradën Shkup-Tetovë. Paraprakisht raportohet për tetë persona të vdekur dhe 20 të plagosur.
Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit është bërë çarja e gomës së autobusit, duke bërë që mjeti të përfundonte në korsinë tjetër të autostradës.
Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, si dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, janë duke shkuar në vendin e ngjarjes.
Kalimtarët e rastit dhe qytetarët të cilët gjenden në vendngjarje janë mbledhur grup dhe po mundohen që të rrokullisin autobusin, për të mundësuar tërheqjen e udhëtarëve që kanë ngelur brenda autobusit të nxirren jashtë.