BallinaLajmeTabela në shqip, edhe në vendkalimin kufitar të Maqedonisë me Kosovën

Tabela në shqip, edhe në vendkalimin kufitar të Maqedonisë me Kosovën

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Mbishkrimet me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut, janë vendosur sot në gjuhen shqipe në vendkalimet kufitare me Serbinë në Tabanoc, me Kosovën në Bllacë dhe Jazhincë, si dhe me Shqipërinë në Qafë Thanë, transmeton Gazeta Metro.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë Doganore më herët ka paralajmëruar se gjatë ditës do të ndërrohen tabelat në të gjitha vendkalimet tjera kufitare.

“Planifikojmë që të gjitha të ndërrohen sot, duke pasur parasysh se mundësitë e firmave për mirëmbajtje që duhet ta bëjnë këtë, e me të cilat Drejtoria doganore ka lidhur marrëveshje”, tha Tanasoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para prezantimit të kurseve për mësim elektronik.

Siç ka kumtuar Qeveria e Maqedonisë Veriore, sot me publikim në Gazetën Zyrtare kanë hyrë në fuqi Marrëveshja e Prespës mbi zgjidhjen e kontestit rreth emrit me Greqinë dhe amendamentet në Kushtetutën e Maqedonisë me të cilët është ndryshuar emri i shtetit, si dhe ligji kushtetues për zbatimin e tyre./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz