back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaKulturëMinistri i Arsimit: Kosova humbi një nga emrat më të mëdhenj të...

Ministri i Arsimit: Kosova humbi një nga emrat më të mëdhenj të arsimit dhe të shkencës

Të ngjajshme

LDK-ja në Malishevë propozon Fetah Rudin dhe Gjeneral Gëzim Hazrollin për deputetë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

AAK-ja zyrtarizon këngëtarin e njohur si kandidat për deputet

Aleanca për Ardhmërin e Kosovës ka zyrtarizuar këngëtarin e...

Ardon Jashari titullar, publikohen formacionet e ndeshjes Lazio – Milan

Lazio dhe Milan përballen sonte në Kupën e Italisë. Kjo...

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Idriz Ajetit. Familja Ajeti sot ka humbur më të dashurin e tyre, por Kosova humbi një nga emrat më të mëdhenj të arsimit dhe të shkencës.

Emri i akademik Ajetit do të mbetet një nga emrat më të mëdhenj të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, një nga emrat më të mëdhenj të rrugëtimit të popullit tonë drejt lirisë dhe të promovimit të vlerave të mirëfillta të popullit tonë në botë.

Puna e palodhshme dhe virtytet njerëzore të akademik Ajetit,  i kanë bërë vend të rëndësishëm figurës së tij në historinë e popullit shqiptar.

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta, ju familjarë të akademik Ajetit, miq e bashkëpunëtorë!

Me respekt,

Shyqyri Bytyqi – ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz