BallinaLajmeDeda: Budallallëk të mos e dëgjojmë Amerikën, mund të përballemi me pasoja...

Deda: Budallallëk të mos e dëgjojmë Amerikën, mund të përballemi me pasoja tragjike

Të ngjajshme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka folur rreth porosive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Qeverinë e Kosovës, për heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina.

Deda ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Kosova rrezikon të përballet me “pasoja tragjike” nëse dështon dialogu me Serbinë, për shkak të mosdëgjimit të Amerikës për taksën.

“Nuk e kemi arritur ende fundin e së keqes. Ende jemi në rënie të lirë”, është shprehur Deda.

Mosdëgjimin e Amerikës, Deda e ka cilësuar “budallallëk”.

“Për Serbinë s’mund të ketë pasoja, se është shtet i njohur ndërkombëtarisht”, ka thënë ai.

“Ne s’jemi shtet i OKB’së, e kur s’je në OKB s’je shtet 100 për qind”, ka theksuar Deda. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz