BallinaLajmeIsh - komandanti i Zonës Operative të Drenicës: Gënjeshtra janë fjalët se...

Ish – komandanti i Zonës Operative të Drenicës: Gënjeshtra janë fjalët se e kemi dashur Ibrahim Rugovën

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Gjest për t’u duartrokitur, Gjilani dhe Drita bashkohen për të nderuar Elife Sherifin

Në këto momente po luhet derbi i Anamoravës. Derbi Gjilani-Drita,...

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

Ish- komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sabit Geci, ka thënë se krahu i luftës në Drenicë nuk e ka dashur Ibrahim Rugovën.

Sabit Geci, në RTV Dukagjini, ka thënë se të gjitha gënjeshtra janë ato që thonë se e kanë dashur Ibrahim Rugovën (e ka fjalën për krahun e kuftës në Kosovë).

“Të them të drejtën një kohë të gjithë kemi qenë anëtarë të LDK-së, sepse atëherë kjo parti ishte si rezistencë. Ne edhe në vitin 1989 ishim një grup radikal brenda LDK-së”.

Ish- komandanti i Zonës Operative të Drenicës ka thënë se me fillimin e luftës aktivitetet politike është dashur të shuhen.“Në luftë e kam dhënë një intervistë kur kam thënë se çdo aktivitet politik shuhet, dhe tani liria fitohet me grykën e pushkës”.

Geci ka thënë se luftën nuk e kishte udhëhequr asnjë parti, por vetëm UÇK-ja.

“Unë shpesh kam bërë apel: O burra nuk ka organizuar asnjë parti politike luftën. Luftën ka organizuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe me urdhrat e saj në do të futemi në luftë. Por, nëse na bashkëngjiten partitë politike janë të mirëseardhura. Në ushtri nuk ka parti”.

Ditë më parë ish-komandanti i UÇK’së Sylejman Selimi ka treguar  se axha i tij ka qenë kryetar i LDK’së në fshatin e tij të lindjes në Aqarevë të Skenderajt. Kështu, ai ka thënë  se të gjithë e kanë përkrahur këtë parti dhe kryetarin e saj.

“Na e kemi mbajt foton e tij më 1996 dhe 1997. Axha ka qenë kryetar i LDK’së në fshat’, ka treguar Selimi në emisionin Pressing në T7.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz