BallinaBotëNë këtë shtet nënave që lindin mbi 3 fëmijë u falen kreditë

Në këtë shtet nënave që lindin mbi 3 fëmijë u falen kreditë

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Gratë hungareze që kanë 4 fëmijë do të përjashtohen përjetësisht nga taksat mbi të ardhurat. Plani i ri që u njoftua nga kryeministri Victor Orban, synon rritjen e lindshmërisë ne Hungari.

Kjo, sipas udhëheqësit populist, është një mënyrë për të mbrojtur të ardhmen e vendit, pa u varur tek emigracioni.

 

 

“Po jetojmë në një kohë ku gjithmonë e më pak fëmijë lindin në Europë. Për Perëndimin përgjigja është emigracioni. Por ne nuk na duhen numra, kemi nevojë për fëmijë hungarezë”, tha Orban.

Popullsia hungareze është tkurrur me 32 mijë persona në vit dhe gratë po lindin më pak fëmijë se sa mesatarja e Bashkimit Europian.

Si pjesë e këtyre masave, çiftet e reja do sigurojnë kredi deri në 36 mijë dollarë, që do të konsiderohen të shlyera nëse do të bëhen me tre fëmijë.

Franca është vendi me përqindjen më të lartë të lindshmërise, me 1.96 ndërsa Spanja cilësohet si vendi me lindshmërinë më të ulët në Bashkimin Europian. Ndërsa Victor Orban po mbante fjalimin e tij për gjendjen e kombit, Budapesti ziente nga protestat kundër politikave të tij qeverisëse. Të paktën 2 mijë persona u mblodhën para zyrës se Kryeministrisë, ndërsa të tjerë bllokuan një prej urave kryesore mbi lumen Danub. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz