back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeRealizohet plani operativ "Kontrolli i automjeteve të transportit publik”

Realizohet plani operativ “Kontrolli i automjeteve të transportit publik”

Të ngjajshme

Arrestohet i dyshuari për vrasje të rëndë në tentativë në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ishte...

Krishtlindjet festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë kur ndezen dritat

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, iu...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Policia e Kosovës (PK) vazhdon angazhimin shtesë me aktivitete dhe plane konkrete policore, që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafik dhe uljen e aksidenteve.

Njësiti për Kontroll të Autostradave të Kosovës përveç aktiviteteve tjera javën e kaluar ka implementuar planin operativ “Kontrolli i automjeteve të transportit publik”, ku në fokus kanë qenë kontrollimi i autobusëve, kombibusëve si dhe automjetet e taksive.

Gjithsejtë janë realizuar 35 pika kontrolli, janë kontrolluar rreth 245 automjete, ndërsa janë shqiptuar 169 gjoba si dhe janë konfiskuar tri palë targa për kundërvajtje, si në vijim:

  1. Mungesa e kontrollit 6 mujor të mjeteve transportuese, 17 tiketa,
  2. Pa regjistrim, 5 tiketa,
  3. Mungesa e aparatit të zjarrit, 44 tiketa,
  4. Tejkalim nga ana e djathtë, 2 tiketa (masë mbrojtëse 3 muaj),
  5. Mungesa e pajisjeve rezervë, 24 tiketa,
  6. Drita të parregullta, 15 tiketa,
  7. Pasagjer më tepër, 7 tiketa,
  8. Vendosja e foliave/errësimit në xhama, 12 tiketa,
  9. Parafango e dëmtuar, 4 tiketa,
  10. Përdorimi i telefonit, 3 tiketa,
  11. Vozitje pa patentë shofer, 1 tiketë,
  12. Mospërdorimi i rripit të sigurisë, 7 tiketa,
  13. Parregullsi në tahograf, 9 tiketa,
  14. Ndalesa pa stacion, 8 tiketa,
  15. Tejkalim i shpejtësisë, 5 tiketa,
  16. Të tjera, 6 tiketa.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz