back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeKërkohet nga presidenti Thaçi që ta kthejë mbrapsht Ligjin për Paga

Kërkohet nga presidenti Thaçi që ta kthejë mbrapsht Ligjin për Paga

Të ngjajshme

Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani theksoi sot se përveç...

23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipëri

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar...

Konjufca: Veteranët e arsimit në Podujevë nuk lëshojnë pe

Në një takim të ngrohtë në një nga kafenetë...

Enver Hoxhaj garanton se PDK do të rrisë të gjitha pensionet mbi 50%

Kandidati për deputet dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme,...
- Advertisement -

Sindikata e Universitetit të Prishtinës kërkon nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që ta analizoj profesionalisht Ligjin mbi Pagat dhe t’ia kthej mbrapa Kuvendit për rishqyrtim.

Sindikata në letrën drejtuar Presidentit Thaçi thotë se ka shkelje diskriminuese në këtë Ligj.

“Kërkojmë që në bazë të kompetencave kushtetuese që keni, këtë Ligj ta ktheni mbrapa në Kuvendin e Kosovës për rishqyrtim.

Kthimi i Ligjit do ta mundësonte përmirësimin dhe avancimin e pozitës së stafit akademik, por edhe të trajtojë, veçmas, kategorinë e administratës së Universitetit të Prishtinës, e cila nuk është trajtuar si kategori e veçantë dhe nuk është specifikuar fare në Ligjin e Pagave”, thuhet në letrën e Sindikatës, përcjell Telegrafi.

Në letër, Sindikata thotë se nuk është respektuar neni 3 i Ligjit për Paga, që parasheh parimin e pagës së barabartë për punën e ngjashme.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës më 2 shkurt me 62 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim ka miratuar Ligjin për Pagat në sektorin publik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz