BallinaLajmeGjykata vendos masën gjyqësore për gjinekologun në rastin e vajzës së Drenasit

Gjykata vendos masën gjyqësore për gjinekologun në rastin e vajzës së Drenasit

Të ngjajshme

Michelle Obama shfaqet në Beverly Hills me vajzat, përflitet për peshën e saj

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama,...

Një fëmijë goditet nga vetura në Pejë, niset për QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Jeton...

Haliti: Sulmi ndaj Hysni Mehanit i gabuar, LVV po e kapitalizon politikisht

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti,...

KQZ certifikon pjesëmarrjen në zgjedhje për Kuvend të 3 koalicioneve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e...

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm –Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit Fehmi Ahmeti për shkak të veprës penale ndërprerja e pa lejuar e shtatzënisë nga neni 184 parë të Kodit Penal Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurit F.A iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej datës 07.02.2019 deri me datë 06.03.2019.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.A datë. 15.01.2019 në kundërshtim me Ligjin 03/L-10 për ndërprerjen e shtatzënisë,  në ordinancën e tij private specialisktike-gjinekologjike ka bërë ndërprerjen e shtatzënisë ndaj të dëmtuarës A.G.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e arrestit shtëpiak është bërë duke pasur parasysh peshën e veprës penale, pasi që i pandehuri po të gjendet në liri, ekziston rreziku se i njëjti do të ndikoj tek dëshmitarët apo të arratiset me qëllim që ti shmanget përgjegjësisë penale.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz