BallinaShqiptareShpallen zgjedhjet presidenciale në Maqedoni

Shpallen zgjedhjet presidenciale në Maqedoni

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme lokale në komunat e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës. Rrethi i parë i zgjedhjeve duhet të mbahet më 21 prill, raporton Anadolu Agency (AA).

Menjëherë pas nënshkrimit të aktvendimit, kryeparlamentari Xhari dha deklaratë për mediat.

“Para pak kohe nënshkrova aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve të 6-ta presidenciale dhe aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune në komunat e Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës. Këtë e bëra në pajtim me obligimin ligjor që e kam si kryetar i Kuvendit. Zgjedhjet do të mbahen më 21 prill. Aktendimi për shpalljen e zgjedhjeve do të dorëzohet deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor si organ për zbatimin e zgjedhjeve”, tha Xhaferi.

Ai më tej tha çdo zgjedhje të reja janë mundësi për mirëndërtimin e vlerësimit pozitiv të marrë nga zgjedhjet paraprake, duke shtuar se rruga për në NATO dhe BE tashmë është trasuar dhe se ulësja e 30-të në NATO është e Maqedonisë.

“Në periudhën që vjen, Republika e Maqedonisë do e japë testin e kapacitetit dhe pjekurisë. Zgjedhjet fer dhe demokratike janë një nga kushtet sipas të cilave do të na vlerësojnë dhe notojnë. Prandaj, apeloj deri te të gjithë pjesëmarrësit në garën presidenciale në vijim, partitë politike dhe te Ju qytetarë të bëjmë përpjekje maksimale që Republika e Maqedonisë të ketë përsëri zgjedhje siç i ngjajnë një shteti evropian, demokratik për realizimin e aspiratave të shtetit dhe për të mirën e qytetarëve”, theksoi Xhaferi.

Ai u bëri thirrje edhe institucioneve kompetente që të bëjnë gjithçka, që dita e zgjedhjeve të kalojë në atmosferë të qetë dhe demokratike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz