BallinaLajmeAbuzimi seksual nën moshën 16 vjeçare, reagon zëvendësministri i Mbrojtjes

Abuzimi seksual nën moshën 16 vjeçare, reagon zëvendësministri i Mbrojtjes

Të ngjajshme

Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani ka vlerësuar se përfshirja e pjesëtarit të FSK-së në keqpërdorim seksual, është veprim i papranueshëm.

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës po dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht një vajzë të moshës 15 vjeçare. Prokuroria Themelore në Gjilan ka treguar se i dyshuari M.S është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Për këtë rast ka reaguar zëvendësministri i Mbrojtjes së Kosovës, Burim Ramadani, duke thënë se një rast i tillë është i papranueshëm i dënueshëm dhe i patolerueshëm.

Ramadani  në shkrimin e tij në Facebook ka thënë se deri te vendimi gjyqësor do të merren të gjitha masat ligjore.

“Me indinjim dhe keqardhje mësova mbi dyshimet që një pjesëtar i FSK-së ka kryer veprën penale keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare. Kjo është e papranueshme, e dënueshme dhe e patolerueshme”, ka shkruar ai.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

“Shpreh keqardhjen më të thellë për të dëmtuarën dhe familjen. Gjithçka mbetet në dorën e drejtësisë dhe, në rast të vërtetimit të dyshimeve, inkurajoj gjyqësorin të ndërmerr veprimet më meritore në ndëshkim. Deri në vendimin gjyqësor, të gjitha masat ligjore do të zbatohen”, përfundon postimi i Burim Ramadanit.

Ndryshe Prokuroria më herët njoftoi se një pjesëtar i FSK-së, është arrestuar nën dyshimin se ka keqpërdoru seksualisht një të mitur. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz