BallinaLajmeRrëfimi i 15 vjeçares nga Peja që i shpëtoi përdhunimit falë policisë...

Rrëfimi i 15 vjeçares nga Peja që i shpëtoi përdhunimit falë policisë (VIDEO)

Të ngjajshme

Brikena-Mateos: Nëse ti del, unë jam e gatshme të dal me ty

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë diskutuar sërish raportin...

KF Vjosa denoncon sjelljen e trajnerit Armend Dallku gjatë ndeshjes me Vushtrrinë

KF Vjosa ka denoncuar sjelljen e trajnerit të Vushtrrisë,...

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Rakinicë të Skenderajt

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

Ndue Përgjokaj largohet nga KF Dukagjini pas barazimit me Prishtinën e Re

Klubi i futbollit KF Dukagjini dhe trajneri Ndue Përgjokaj...

City me dy gola të shpejtë, O’Reilly i shënoi të dytë

Manchester City është në epërsi në finalen e Kupës...

Në Pejë i është caktuar masa e paraburgimit një 27 vjeçari. Ai po dyshohet që synojë që me dhunë ta detyronte për seks një vajzë të mitur. I gjithë rasti mbeti vetëm tentim, pasi ndërhyri një patrullë e policisë.

Doli të blej bukë për motrat dhe vëllezërit më të vegjël, por u përball me një situatë të padëshiruar.

F.SH., 15 vjeçe nga Peja u ngacmua seksualisht nga një mashkull 12 vjet më i vjetër i cili po kalonte rrugës me veturën e tij pasditen e së mërkurës.

Vajza thotë se tentoi disa herë të dalë nga vetura por ai i kishte mbyllur të gjitha daljet.

Në rrugë e sipër vetura e F.B. nga një fshat i Istogut u ndal në periferi të qytetit në një zonë ku nuk ka shtëpi banimi përrreth.

E mitura e cila i përket komunitetit ashkali thotë se shqiptari 27 vjeçar kishte filluar ta prekë në këmbë.

Por sipas saj, kjo nismë seksuale u ndërpre falë një patrulle të policisë e cila po kalonte andejpari dhe që e prangosi të dyshuarin.

Nëna e të miturës thotë se këtë situatë po e përjeton shumë rëndë e gjithë familja.

Nëna tregon se i dyshuari i ka ofruar edhe para.

Ajo thotë se nuk i beson shumë deklaratës së të bijës dhe se do të vazhdojë kontrollat mjekësore me vetëiniciativë.

Me urdhër të prokurorit rasti po hetohet si ‘keqpërdorim seksual nën moshën 16 vjeçare’.

Të pandehurit F.B. i është caktuar masa e arrestit për një muaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz