BallinaSportKuka paralajmëron Feronikelin

Kuka paralajmëron Feronikelin

Të ngjajshme

Viktor Kuka, mbrojtës i djathtë i Ferizajt, është i ftuar në emisionin “Favorit” në Televizionin 7.

Ai ka folur për ndeshjen e nesërme me Feronikelin në Digitalb Kupën e Kosovës, e cila do të zhvillohet nga ora 13:00 në Ferizaj.

Sipas Kukës, Feronikeli i Zekirija Ramadani është favorit, por do të japin maksimumin në fushë sepse në fund të fundit, “futbolli është i paparashikueshëm, nuk i dihet”.

“Do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Ata janë favorit, edhe pse jemi vendas. Do të japim maksimumin sepse në futboll nuk i dihet”, u shpreh Kuka.

“Duke e ditur se çfarë skuadër ka Feronikeli, çfarë lojtarë, çfarë trajneri dhe në cilën pozitë janë – atëherë nënkuptohet se janë favorit për nesër”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz