BallinaLajmeVuçiq duket se është dorëzuar për taksën: S’po mundemi ta detyrojmë më...

Vuçiq duket se është dorëzuar për taksën: S’po mundemi ta detyrojmë më askënd!

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përsëriti të premten se nuk do të ketë vazhdim të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, derisa kjo e fundit nuk e heq taksën 100% që ka vënë mbi prodhimet e importuara nga Serbia.

Vuçiq tha se shpreson se autoritetet e Kosovës do ta kuptojnë se pa bisedime nuk mund të ketë zgjidhje.

“…por, nëse nuk duan, nuk duan. Nuk mund ta detyrojmë askënd. Problemi është se unë nuk e di se çfarë duan, çfarë kërkojnë prej nesh dhe çfarë prej botës”, tha Vuçiq në Vranjë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i REL.

Ai shtoi se Serbia, edhe nëse nuk arrin marrëveshje me Kosovën, do të jetë mjaft e fortë që të vazhdojë të ndërtojë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.

Kosova u ka vënë taksë importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në nëntor të vitit të kaluar.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se taksa është në kundërshtim me interesat amerikanë.

Thirrje për heqjen e saj kanë bërë edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz