BallinaLajmeAvokati që zbuloi rastin e vajzës nga Drenasi: Policit abuzues po i...

Avokati që zbuloi rastin e vajzës nga Drenasi: Policit abuzues po i rri prapa një multimilioner

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Avokati Gazmend Halilaj, i cili ka kontaktuar i pari me vajzën nga Drenasi, thotë se polici Vesel Veseli, i cili akuzohet se ka kthyer në skllave seksi viktimën, ka rreth të fortë, madje avokatin ia ka paguar një multimilioner.

Në emisionin Frontal, të Televizionit 7, Halilaj ka thënë se polici Veseli, ka njerëz të fuqishëm rreth vetës.

Avokati,ka thënë se i beson plotësisht viktimës që ka denoncuar fillimisht profesorin, që në moshën 16-vjecare e ka shfrytëzuar seksualisht.

Më pas, polici i stacionit policor të Drenasit, ku kishte shkuar vajza, atëherë e mitur, e ka vazhduar shfrytëzimin e vajzës që tash është 18 vjece.

E, për këtë avokati Halilaj ka thënë se polici në fjalë ka rreth të fuqishëm dhe i është paguar nga mbrojtja.

Tutje, sipas Halilajt, ka prova që një biznesmen i fuqishëm i ka kryer transaksionet me vëllain e policit.

“ Ka një biznesmen multimilioner që ia ka paguar avokatin.  Ekzistojnë transaksionet që janë kryer mes tij [biznesmeni] me vëllain e tij [policit Vesel Veseli].

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz