BallinaRegjionaleDrenasRasti i Drenasit, Haradinaj në takim me ministra, drejtorin e policisë dhe...

Rasti i Drenasit, Haradinaj në takim me ministra, drejtorin e policisë dhe Kryeinspektorin e Arsimit

Të ngjajshme

Kurti arrin në veri (Pamje)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në veri...

Rikthehet Kupa e Kosovës, sot duelet e para gjysmëfinale

Këtë mesjavë do të rikthehet Kupa e Kosovës në...

Ministri Gashani nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit me 39 Federata Sportive për vitin 2026

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka nënshkruar...

Teleferiku i Gërmisë, Sveçla i reagon Ramës: S’është ndarë asnjë cent në buxhetin e Komunës

Dje, përmes një postimi, kryetari i Prishtinës, Perparim Rama,...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim pune ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj, kryeshefen e Inspektoratit policor, Miradie Kelmendi dhe Kryeinspektorin e Arsimit, Defrim Gashi, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit, pas rastit të abuzimit seksual të një të miture nga Drenasi.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka kërkuar që të ndërmerren të gjitha veprimet, bazuar në ligjet e Kosovës, për ta zbardhur të vërtetën dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer vepra të jashtëligjshme në rastin e të miturës nga Drenasi.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj i ka bërë thirrje Prokurorisë së vendit, që t’i nxjerrë para drejtësisë akterët e këtij krimi.

“Institucionet e vendit, Prokuroria dhe Gjykata, duhet të dëshmojnë fuqinë e vet në zbatim të ligjit. Rasti i abuzimit seksual të të miturës në Drenas, duhet të trajtohet në kohë dhe me profesionalizëm nga të gjitha institucionet e vendit”, ka theksuar kryeministri Haradinaj. 

Njëkohësisht, kryeministri Haradinaj kërkon nga të gjithë mekanizmat institucional dhe shoqëror, që të bashkërendojnë politikat dhe aktivitetet, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla në të ardhmen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz