Një familje pesë anëtarëshe ka mbetur pa kulm mbi kokë pasi shtëpia e tyre është djegur.
Të shtunën e kaluar, shtëpia e Ramadan Mehmetit nga fshati Godanc i Drenasit, është përfshirë nga flakët, duke bërë që familja pesëanëtarëshe të mbetet pa kulm mbi kokë, raporton Gazeta Intro.
Kjo familje tashmë ka shpresën tek bamirësit pasi asnjëri prej tyre nuk janë të punësuar dhe të vetmin burim financiar kanë asistencën sociale.
Dyshohet se shkaktar i zjarrit është një defekt elektrik.


