BallinaLajmeDrejtori i Hetimeve: Sipas raporteve, e mitura nuk është fotografuar në stacionin...

Drejtori i Hetimeve: Sipas raporteve, e mitura nuk është fotografuar në stacionin policor

Të ngjajshme

Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dekada e romëve dhe e arsimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizoi pritje...

Kryeparlamentari iranian: Tri klauzola të armëpushimit janë shkelur hapur dhe qartë

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, përmes llogarisë...

Beqaret  rrezikohen të preken nga kanceri më shumë së të martuarit

Gratë që nuk janë martuar kurrë mund të kenë...

Shakira tregon sekretin e saj/ Si i mban fëmijët larg telefonave dhe rrjeteve sociale

Nuk është e zakonshme të dëgjosh një figurë globale...

Drejtori i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Riza Shillova, ka thënë se është se është detyrë e hetuesve t’i trajtojnë viktimat me dinjitet dhe profesionalizëm.

Shillova, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në bazë të disa hetimeve fillestare 16 vjeçarja në stacionin policor është intervistuar nga një police femër.

“Procedura që është ndjekur në atë kohë, janë respektuar standardet. Viktima e mitur, në bazë të raporteve, ishte intervistuar nga një police femër por prezentë ka qenë edhe zyrtari i dyshuar policorë”.

Drejtori i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës ka thënë se viktima ishte intervistuar më vonë edhe në prokurori, ku edhe ishte bërë pushimi i hetimit të rastit.

“Si rezultat i intervistës së dytë, është pushuar hetimi dhe është liruar nga paraburgimi personi i dyshuar [arsimtari i saj], tha ai, përcjell Telegrafi.

Shillova ka thënë se hetimi do të shkojë deri në fund, por sipas raporteve nuk është parë se viktima është fotografuar dhe ekzaminuar në polici

“Ekzaminimi është bërë në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe është trajtuar nga eksperti përkatës për ekzaminime të tilla. Fatkeqësisht rasti ka pushuar, dhe çdokush duhet të jap përgjegjësi për moskryerje të punës”, deklaroi ndër të tjera Riza Shillova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz