Në pesë vitet e ardhshme ka të ngjarë të përjetohen temperatura 1C ose më shumë mbi nivelet para-industriale, pasi Toka përjeton dekadën e saj më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë.
Temperaturat mesatare globale të sipërfaqes për 2019 deri në 2023 parashikohen të jenë midis 1.03 gradë Celcius dhe 1.57 sosh mbi nivelet e Revolucionit Industrial, thanë ekspertët, transmeton lajmi.net.
Nëse temperaturat gjatë pesë viteve të ardhshme janë në përputhje me parashikimet, do të bëjë dekadën midis viteve 2014 dhe 2023, periudhën më e nxehtë e viteve në të dhënat që arrijnë deri në vitin 1850.
Parashikimi është duke u bërë pasi ekspertët e klimës në botë japin informacion mbi temperaturat globale në vitin 2018.
Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) tha se analiza e pesë grupeve kryesore të të dhënave ndërkombëtare tregoi se temperatura mesatare globale vitin e kaluar ishte rreth 1C mbi nivelet paraindustriale të periudhës 1850-1900. /Lajmi.net/