Në disa fotografi që ka dërguar një qytetar te Fanpage ‘Shqetësimet e qyterëve të Drenasit’ shihet gjendja e shumë e keqe në një rrugë në fshatin Arllat të Drenasit, shkruan Drenicapress.info
Rruga e pa asfaltuar gjendet në lagjen ‘Abedin Bujupi’ në Arllat.
Nga fotot e dërguar nga banorët, kjo rrugë është vështirë e kalueshme, ku në këtë lagje banojnë mbi 15 familje.
Nëse komuna nuk e asfalton këtë rrugë, balta nga kjo lagje mund të largohet vetëm në stinën e verës, për t’ia lënë vendin pluhurit dhe gropave./Drenicapress.info




