BallinaRegjionaleDrenasDrenori ka një kërkesë urgjente për Ministrinë e Infrastrukturës (FOTO)

Drenori ka një kërkesë urgjente për Ministrinë e Infrastrukturës (FOTO)

Të ngjajshme

Xhavit Drenori në profilin e tij në Facebook, ka adresuar një kërkesë urgjente për Ministrinë e Infrastrukturës.

Drenori nëpërmjet disa fotografive ka treguar për gjendjen e keqe në rrugën Komoran-Drenas, më saktësishtë në fshatin Zabelë i Ulët, shkruan Drenicapress.info

Drenori ka treguar për vështirësitë që po kanë qytetarët dhe rreziku që u kanoset atyre nga gropat që janë hapur në rrugë.

Ai i ka bërë thirrje Ministrisë së Infrastrukturës që t’i sanojë këto gropa, në mënyrë që jeta e qytetarëve që kalojnë në atë rrugë të mos jetë në rrezik.

Për më tepër lexojeni postimin e Drenoit:

Kërkesë urgjente për Ministrinë e Infrastruktures

Në rrugën Komoran – Drenas, saktësisht në fshatin Zabel i Ulët janë hapur disa gropa në rrugë.
Gropat janë aq të thella dhe të gjëra, si dhe në kthesë, sa që mund të jenë fort të rrerzikshme për pjesëmarrësit në komunikacion.

Një qytetar pasi kishte dëmtuar rrotën e veturës, mëqe natën kishte rënë në grope gjatë livizjës në këtë relacion, më është lutur që të bëj një postim dhe të kërkoj nga zyrtarët komunal të Drenasit që të sanojnë këtë gropë ose të kërkojnë nga Minsitria përkatëse, e cila është kompetente për këtë punë, urgjentisht të sanoj të njëjten dhe tjerat që tashme janë hapur në këtë rrugë.

10 cm e thellë dhe mbi 1 metër e 20 e gjërë, kjo gropë mund të jetë fatale për dikënd që kalon natën e nuk e njeh rrugen mirë.

Përndryshe, rruga Komoran-Drenas fatkeqësisht quhet edhe rruga e vdekjes për shkak të aksidtenteve të shumta me fatalitet.

Të shpresojmë që autoritetet përkatëse të kryejnë punën e tyre para se të bëhët vonë!

Fotografia e Xhavit Drenori

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz