BallinaLajmeJahjaga për rastin e 16 vjeçarës nga Drenasi: Njerëzit e tillë nuk...

Jahjaga për rastin e 16 vjeçarës nga Drenasi: Njerëzit e tillë nuk e kanë vendin as në shkollë e as në polici

Të ngjajshme

Maqedonci e quan vendimin historik për Kosovën, FSK-ja drejt misionit në Gazë

Sot, në mbledhjen e shtatë të Qeverisë së Republikës...

Mickoski në Hungari, pritet të takohet me Orbanin

Kryeministri, Hristijan Mickoski, së bashku me një delegacion qeveritar,...

Ndeshja Kosovë-Turqi, Komuna e Prishtinës shton nisjet e linjës 1A të Trafikut Urban

Të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, do...
Ish-presidentja e vendit, Arifete Jahjaga ka thënë se ndihet e shokuar me lajmet mbi abuzimin e dyfishtë të vajzës nga Drenasi.

Jahjaga thotë se pas abuzimit të saj në shkollë, e cila do të duhej të ishte shtëpi e dytë për fëmijët tanë, ajo iu drejtua për ndihmë një polici i cili do të duhej ta mbronte atë. Por, shkolla u shndërrua në ferr, ndërsa polici u bë abuzues.

Sipas saj, e gjithë kjo ndodhi sepse dy individë shpërfaqen të keqen e tyre duke ushtruar-madje vazhdimisht- dhunë të egër, mizore e barbare mbi një të mitur.

“Individët e përfshirë në këtë rast nuk e kanë vendin as në shkollë e as në polici. Shkollat tona nuk janë vende krimi e policët tanë nuk janë kriminelë!

Individët që dhunojnë fizikisht e psiçikisht vajzat e djemtë tanë duke kryer vepra të tilla çnjerëzore e kanë vendin prapa grilave”, ka shkruar ajo mes tjerash.

Shkrmi i saj i plotë në Facebook:

Jam e shokuar dhe thellësisht e irrituar me lajmet mbi abuzimin e dyfishtë seksual të vajzës nga Drenasi.

Pas abuzimit të saj në shkollë, e cila do të duhej të ishte shtëpi e dytë për fëmijët tanë, ajo iu drejtua për ndihmë një polici i cili do të duhej ta mbronte atë. Por, shkolla u shndërrua në ferr, ndërsa polici u bë abuzues. E gjithë kjo ndodhi sepse dy individë shpërfaqen të keqen e tyre duke ushtruar-madje vazhdimisht- dhunë të egër, mizore e barbare mbi një të mitur.

Individët e përfshirë në këtë rast nuk e kanë vendin as në shkollë e as në polici. Shkollat tona nuk janë vende krimi e policët tanë nuk janë kriminelë!

Individët që dhunojnë fizikisht e psiqikisht vajzat e djemtë tanë duke kryer vepra të tilla çnjerëzore e kanë vendin prapa grilave.

U bëjë thirrje institucioneve të drejtësisë që, sa më parë, ta ndriçojnë këtë rast, dhe kryesit e këtyre krimeve të marrin dënimin e merituar!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz