back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmePolicia arreston një person, i gjen në veturë thes të mbushur me...

Policia arreston një person, i gjen në veturë thes të mbushur me marihuanë

Të ngjajshme

LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e institucioneve

Situata aktuale politike në vend, rezultati zgjedhor, procesi i...

Greqia goditet nga tërmeti, nuk raportohet për dëme

Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore,...

Londrimi rrëqethet kur dëgjon këngën e Gjestit (video)

Ditën e sotme, Londrimi e ka nisur me ritualet...

Latifi kritikon Chomskyn për lidhjet me Epstein dhe qëndrimet publike

Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar lidhur me figurën...

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për  ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike’ në Mitrovicë.

Gjatë një pike kontrolli, me datën 05.02.2019 Njësia për Reagim të Shpejtë, ka ndaluar një veturë Golf II, ku gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit në fjalë është gjetur një thes i mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

 

 

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Forenzika rajonale dhe Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë.

Nga Policia është arrestuar personi i dyshuar B. R., 29 vjeçar dhe si dëshmi materiale është konfiskuar paketimi-thesi i mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, ku pesha e përgjithshme rezulton rreth 10.550 gramë (10 kg 550 gramë).

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit B. R., 29 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj të cilit është iniciuar procedurë për vepër penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Të Fundit

Sport

ShowBiz