Një nxënëse nën moshën 16-vjeçare nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj për marrëdhënie seksuale. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor.
Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe skspertizës mjekoligjore, hetuesi Vesel Veseli nën kërcënim dhe shantazh e kishte futur në dorë nxënësen.
Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatëzënë. Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut, Fehmi Ahmeti në Prishtinë. Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar.
Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe gazetari Besnik Krasniqi. Ai ka kërkuar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci që të reagoj lidhur me këtë rast.
Ai madje i ka bërë me dije Lladrovcit se një profesor i akuzuar për dhunim, punon ende si mësues!
Lexojeni të plotë reagimin e Besnik Krasniqit:
Ramiz Lladrovci, nje femer te eshte skllaveru seksualisht ne shpi. Fol!
Ti na flet per krejt punet e botes. Fol edhe per shpi, pak! Fol dhe vepro!
Ne komunen qe e drejton, te ka ndodhe perdhunimi i nje te miture, prej me te tmerrshmve qe e njeh historia e Kosoves se pasluftes.
Komuna e kishte kontraktu profesorin per ta mesu nxenesen. Ai ka abuzu me trupin e saj. Profesorin perdhunues e mbani akoma ne pune. Si t’i besohet shkollimi i vajzave atij?
Polici qe ishte caktu per ta hetu rastin, e ka shfrytezu fatkeqesine e nxeneses per t’i shfry edhe vet epshet ne te. Per dy vjet, e ka perdore si skllave seksi. Pas kesaj, a kemi arsye e guxim ta denoncojme ndonje rast ne polici?
Ramiz, profesori qe ta ka perdhunu nje nxenese, punon edhe sot ne gjimnaz. Ai nuk eshte largu, sikurse nuk jane largu edhe te tjere me histori te peraferta. Pse po i mban aty? E ke per detyre t’i pastrosh shkollat nga te tillet!
Polici qe e ka skllaveru vajzen, ka punu deri tash aty. A nuk paska dite Stacioni per kete? Pak e besueshme. E pakta qe duhet te besh, eshte ta kerkosh doreheqjen ose shkarkimin e drejtorit te Stacionit, por edhe nje hetim te thelle per dijenine e mundshme qe police te Drenasit kane pasur per kete rast, e nuk kane vepruar.
Ramiz, fol dhe vepro! Ose, barte faturen e bashkepergjegjesise per keto krime makabre!
