Dita e mërkurë në vendin tonë do të mbajë me reshje shiu, derisa në fundjavë pritet rritje e temperaturave, transmeton Gazeta Metro.
Temperaturat minimale do të jenë nga -3 gradë Celsius deri në 2, ndërsa maksimalet nga 5 deri në 10 gradë Celsius.
Temperaturat gjatë ditëve në vijim:
6.02 – Kryesisht vranët dhe me erë. Pasdite priten reshje të dobëta shiu, e në vise malore borë. Më vonë në mbrëmje reshje të përziera shiu dhe bore.
7.02 – Vransira dhe intervale me diell.
8.02 – Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.
9.02-10.02 – Të shtunën në mëngjes vransira të ulëta. Gjatë ditës kryesisht me diell. Ditën e diel kryesisht kthjellët dhe me diell.
Të mërkurën do të fryj erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-13m/s, e ditëve tjera, e lehtë drejtimesh të ndryshueshme. Ndërsa, shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlera normale./gazetametro.net