Dentistja Olesia Duka mashtroi shtetas të ndryshëm, madje edhe biznesmenë. Olesia u prangos më 25 shkurt 2018 nën operacionin e koduar “Zirkon” ndërsa persona të shumtë janë paraqitur për të bërë kallëzime penale ndaj dentistes.
Gjykata e Durrësit ka vendosur që të procedojë Olesia Dukën me gjykim të shkurtuar, pas kërkesës së bërë nga vetë e pandehura. Nga hetimet e Prokurorisë së Durrësit, përfaqësuar nga Madrid Kullolli, shumat marramendëse të marra nëpërmjet mashtrimit, nga Olesia Duka, janë zhdukur në mënyrë misterioze, pa lënë asnjë gjurmë.
Në seancën e ditës së sotme, pa praninë e të pandehurës, viktimat e mashtrimit në aktivitetin 3-vjecar të saj, kanë shpërthyer në lot, akuza dhe thirrje për organet ligjore që të zbardhin ku ndodhen lekët që Duka ka përfituar nga mashtrimi i saj.
Dëmi i shkaktuar ndaj 14 viktimave, përveç monetar, po u kushton edhe në prishje të familjes, pasi konflikti i lindur nga ky mashtrim, u ka prishur edhe martesat, duke u shkurorëzuar.
Sipas Prokurorit, Madrid Kullolli, Olesia Duka i ka pranuar akuzat e ngritura, por jo shumat që pretendojnë palët, ndërsa ka kërkuar gjykim të shkurtura ndaj saj.
Viktimat janë shprehur në sallën e gjyqit se Duka ka bashkëpunëtorë në aktivitetin e saj kriminal dhe të zbulohen se ku i ka çuar gjithë këto lekë.
Dëshmia e njërit nga viktimat:
Nuk e ka konsumuar për vete, me dikë ka bashkëpunuar, nuk është vetëm ajo gjithë kjo piramidë krimi.”
E pandehura ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Dentistja Olesia Duka u arrestua vitin e kaluar pasi akuzohet se ka marrë 2 milion euro përmes mashtrimit disa biznesmenëve në Durrës dhe Tiranë.