BallinaLajmeAnëtarësia në BIK kushton vetëm 3 euro në vit për person që...

Anëtarësia në BIK kushton vetëm 3 euro në vit për person që i bie 0,008 cent në ditë

Të ngjajshme

Sot në disa portale të Kosovës u përhap një lajmë ku bëhet fjalë për një qytetar i cili quhet Sabri Beqiri nga Akrshtica e Vushtrrisë, ai pretendon se Bashkësia Islame në Vushtrri e detyroi të paguajë për anëtarësinë shumën prej 417 eurove,  nëse dëshironte që t’ia varrosin nënën me ritet e besimit islam.

Interesant është fakti se lajmi erdhi vetëm disa ditë para zyrtarizmit/formësimit të mbulimit të shpenzimeve të varrimit nga buxhetet komunale.

Siç shkruan në lajmin e RTK-së, përcjell Gazeta e Re, kryefamiljari u detyrua të shes viçin në mënyrë që nëna e tij të varrosej sipas ritit islam edhe pse udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës kanë thënë se këto raste janë të lira nga pagesa.

Por një gjë e tillë e demanton vet fakti që Bashkësia Islame e Kosovës për shërbimet e varrimit nuk merr të holla nga personat me asistencë sociale, siç është edhe vetë Sabri Beqiri, përveç rasteve sociale BIK-u nuk kërkon të holla as nga familjet e dëshmorëve, veteranët e luftës dhe invalidët e UÇK-së.

Vlen të ceket fakti se BIK-u nuk merr asnjë cent nga buxheti shtetëror për këto shërbime, të cilët janë bukur të kushtueshme.

Ndryshe, anëtarësia për një person në BIK (Bashkësia Islame e Kosovës), kushton 3€ në vit që i bie 000,8 cent në ditë, një shumë minimale/formale kur merren përsysh shërbimet bukur të kushtueshme në rastet e vdekjes. /Gazetaere.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz