Douglas Costa ka përjetuar momente të tmerrshme. Pas barazimit 3-3 të Juventusit me Parmën në Serie A, braziliani ka përjetuar një tjetër moment të hidhur.
Lojtari i Juventusit ka pësuar aksident në autostradë, ku e ka shkatërruar plotësisht makinën e tij.

Douglas Costa nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, ndërsa është gjobitur rëndë nga policia italiane.
Sipas mediave në Itali, braziliani ishte përplasur me një makinë të markës “Fiat Punto”.
Pronari i këtij të fundit ka përfunduar me lëndime të rënda në spital.
